Rihanna e ka ruajtur romancën e saj me Hassan-in të fshehtë

Rihanna e ka ruajtur romancën e saj me Hassan-in të fshehtë

I dashuri miliarderi i Rihanna-s, Hassan Jameel, mësohet se ka qenë i martuar para se të lidhej me këngëtaren.

29-vjeçarja u zbulua pak muaj më parë me dashurinë e saj të re, familja e të cilit ka në pronësi makinat “Toyota”, gjatë pushimeve të nxehta në Spanjë, por ka qëndruar në heshtje për marrëdhënien e tyre.

Pas disa muaj romance, “The Sun” raporton se biznesmeni i pashëm ishte i martuar me eksperten e artit, Lina Lazaar, në vitin 2012 në Shtëpinë e Operës në Paris, megjithatë çifti tashmë është ndarë nga njëri-tjetri./21Media