Një rrëfim interesant nga Zana dhe Edoni

Një rrëfim interesant nga Zana dhe Edoni

“Cult” kësaj radhe sjell rrëfimin interesant të Zana Abazi-Ramadanit dhe Edon Ramadani. Zana është një soprano e njohur në vendin tonë, ndërsa bashkëshorti i saj Edoni është dirigjent. Të dy tregojnë se filluan të merren me muzikë në moshë shumë të re. Zana nisi me piano, ndërsa Edoni me kitarë. “Rrugëtimi im ka filluar qysh nga mosha shumë e re, 8-9 vjet, ashtu në shkollë fillore në piano. Kam qenë në Mitrovicë “Tefta Tashko”, shkollën e mesme e kam përfunduar gjithashtu në Mitrovicë përveç një vit e gjysmë që kam qenë në Francë, atje e kam përfunduar në konsverateriumin e Etmapit, pastaj akademinë e Arteve u drejtova në degën e solokendimit sepse e pashë që kisha talent në solokëndim. Unë kështu fillova në shkollë të muzikës në drejtim të kitarës, pastaj kisha disa fqinjë që merreshin me muzikë, më pelqente më u shoqërur dhe me nejt me ta. Kemi pas një dhomë ku shkoja dhe fillova me mësu ndonjë akord, dikur më kujtohet në shkollë në ditë të shkollës e kështu kishin nevojë për pianist, unë kapak dija edhe ndonjë notë në piano e pastaj dola edhe në sint, dhe që prej 13 vjeç kom fillu me muziku me piano nëpër klube, nëpër koncerte të ndryshme me grupe të ndryshme. Pastaj e mbarova shkollën e mesme në Prishtinë, fakultetin në drejtimin pedagogjik të përgjithshëm muzikor bachelor, pastaj edhe drejtimin e dirigjimit fillova ndërkohë me sugjerimin e disa profesorëve meqë ka pas mungesë sidomos në atë kohë të dirigjentëve kështu që vendosa të hy edhe në këtë fushë që edhe ajo muzikë por megjithatë një fushë më e re për mu në atë kohë, i përfundova edhe bachelorin në dirigjim dhe ma sterin në Shkup”, tha ai.

Zana dhe Edoni kanë 14 vjet bashkë dhe kanë 2 vajza, të cilat kanë trashëguar talentin e muzikës nga prindërit. Zana tregon se u dashura në Edonin në shikim të parë e njësoj edhe Edoni. “Unë Edonin nuk e kam njoftë që është i Mitrovicës, por rastësisht jemi taku ku e kishim një lëndë të gjithë studentët, është quajtur këndimi koral dhe të gjithë studentët e katër viteve hynin në atë ligjeratë, dhe unë duke prit për me hy në kor po e shoh një djalë po hyn dhe nuk ia pashë fytyrën ishte me kapelë dhe thashë “Kush është ky” unë as nuk e disha as emrin dhe aty që thonë nuk është e vërtetë dashuria në shikim të parë, por unë aty u dashurova në Edonin. Por pastaj e shihja se Edoni nuk po ka diçka as nuk e njihja, nuk e dija nga është e lashë krejt, por pastaj filloi me u afru”, tha ajo.

Edhe Edoni tregon si ka nis interesimin për Zanën. “Edhe unë njëjtë, ndoshta ka menduar që jo, por edhe unë e kam shikuar se unë kam qenë mbrapa në kor, kjo soprano përpara nonstop e shihsha. Pastaj fillova me u interesu tha e Mitrovicës “Qy e Mitrovicës” fillum me hy në muhabet dhe kështu”, tha ai.

Viti që po lëmë pas ishte shumë i suksesshëm për dy. Zana tregon se po planifikon të mbajë një koncert recital në Tiranë, ndërsa, Edoni tregon se ka shumë projekte për vitin 2020. “Viti 2020 po pritet që kjo operë të shfaqet edhe në Prishtinë, Tetovë, Tiranë, si dhe në Austri por po besoj edhe në vende tjera të Evropës, pastaj e kam në plan edhe një koncert recital ta mbajë në Tiranë, si dhe i kam disa oferta nga dy dirigjent që janë të huaj të përformoj jashtë me ta. Ndoshta vjen edhe diçka tjetër por ende nuk dihet”, tha ajo.

Kurse ai u shpreh i lumtur që pati një projekt me orkestrën e Filharmonisë. “Jam i lumtur që edhe unë këto muajt e fundit pata një projekt me orkestren e Filharmonisë së Kosovës të cilët i falënderoj për ftesën ku pata rastin me dirigju “Karnavalin e shtazëve” të Camille Saint-Saëns, pastaj koncerti në Zagreb ku isha i angazhuar si dirigjent dhe aranzhues i shumicës së këngëve, më shumë po i tregoj të profesionit primarë se këto tjerat janë të shumta. Isha i angazhuar edhe në Kamer Fest me fituesit e gares si dirigjent me disa vepra të ndryshme”, tha ai.