Një hap drejt martesës!

Një hap drejt martesës!

Aktori amerikan, Dennis Quaid e konfirmoi fejesën me të dashurën e tij 39 vjet më e re, Laura Savoie. Aktori 65-vjeçar dhe studentja 26-vjeçare u paraqitën në tapetin e kuq si çift në premierën e filmit “Midway”, të dielën më 20 tetor, në Honolulu – Hawaii.

“E kisha unazën në xhep”, bëri të ditur aktori. Ndër tjerash tregoi se ai po e priste perëndimin e diellit për t’ia parashtruar pyetjen.

“Ajo ishte duke bërë selfie dhe unë ia afrova unazën dhe i thashë “Do të martohesh me mua?” dhe ajo u shtang”, tha Quaid, transmeton rtv21.tv

Ai ishte i martuar me aktoren P.J.Soles nga viti 1978-1983 dhe Meg Ryan nga viti 1991-2001. Po ashtu, ishte i martuar edhe me Kimberly Buffington nga viti 2004 deri në vitin 2016. Ka tre fëmijë./21Media