Samir Ujkani i ka dhënë fund beqarisë

Samir Ujkani i ka dhënë fund beqarisë

Kapiteni dhe portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani është martuar me bukuroshën nga Prishtina, Efnanë.

Dasma po bëhet në një nga restorantet luksoze në Prizen ndërsa për detajet e dasmës  së tyre super luksoze gjithçka është përkujdesur Grand Decor.

Për  atmosferën po përkujdesen këngëtarët e njohur Afrim Muqiqi dhe Ermal Fejzullahu, bashkë me  te ftuarit.

Në mesin e shumë musafirëve ka edhe fytyra publike si këngëtarë, sportistë dhe artistë, shkruan rtv21.tv

Rtv21.tv meson se një pjesë e madhe e shoqëisë së tij ka ardhur nga Italia meqenëse Samiri edhe mbron për një ekip në Itali.

Me të hyrë në sallë çifti kishin përzgjedhur që mënyra e hapjes  së dasmës të  bëhej në mënyrë tradicionale.

Aftmosfera festive po vazhdon ende./21Media