Më shumë se 180 mbetën të plagosur

Më shumë se 180 mbetën të plagosur

Një bombë ka shpërthyer në një sallë dasmash në kryeqytetin Afganistan, Kabul, duke vrarë 63 persona dhe duke plagosur më shumë se 180 të tjerë.

Dëshmitarët i thanë BBC-së se një personi vetëvrasës shpërtheu eksploziv gjatë një ceremonie martese, transmeton rtv21.tv.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:40 me kohën lokale në një zonë në perëndim të qytetit të populluar kryesisht nga myslimanët shia.

Talibanët mohuan që ata ishin mbrapa sulmit. Asnjë grup tjetër nuk e ka pranuar kryerjen e sulmit me bombë.

Ky shpërthimi vjen vetëm dhjetë ditë pasi një bombë që ka shpërthyer jashtë një stacioni policie në Kabul ka vrarë të paktën 14 njerëz dhe plagosur afro 150 të tjerë.

Tensionet në Afganistan kanë qenë të larta edhe pse talibanët dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë mijëra trupa të stacionuar në këtë vend, u raportua së janë afër një marrëveshjeje paqeje./21Media