Policia nuk arrestoi asnjë person teksa vazhdojnë hetimet

Policia nuk arrestoi asnjë person teksa vazhdojnë hetimet

Dita e dasmës u kthye një tmerr për një çift në Wolverhampton (Mbretëri e Bashkuar) pasi filloi një sherr masiv.

Raportohet se tre persona u dërguan për mjekim në spital pas plagëve të marra. Mësohet se shkaku i zënkave ishte flirtimi mes dy personave  nga familja e nuses dhe e dhëndrit.

E gjithë salla e ceremonisë u kthye në një “arenë” boksi ku u shkatërruan të gjitha tavolinat, gotat dhe karriget, të cilat të ftuarit i përdornin për të goditur njëri-tjetrin.

Pjesëtarët e orkestrës u terrorizuan ndërkohë që njëri prej tyre i bënte thirrje nëpërmjet mikrofonit dasmorëve, për të ndaluar dhunën.

Videoja e sherrit masiv bëri xhiron e rrjetit për pak orë. Sipas raportimeve policia nuk arrestoi asnjë person teksa vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Një prej dasmorëve u shpreh se shkaku i sherrit ishte pija e tepërt si dhe flirtimi mes dy personave nga familjet e nuses dhe dhëndrit./oranews