Edhe pak ditë nga dasma e Bleros

Edhe pak ditë nga dasma e Bleros

Dasmat e artistëve viteve të fundit po marrin vëmendje, kështu që edhe më shumë zhurmë pritet të bëjë dasma e këngëtarit Blero Muharremit dhe modeles Afrona Dika.

Çifti do të martohen këtë muaj dhe duket se të gjitha përgaditjet për dasmë i kanë perfunduar.

Krahas përgatitjeve, këngëtari Blero dhe modelja Afrona realizuan një set të bukur fotografik, të veshur si dhëndër dhe nuse. Dasma e çiftit do të mbahet më 1 shtator në Shëngjin, shkruan rtv21.tv

Afrona është duke pritur që dasma e saj të jetë përrallore, këtë e ka thënë me anë të një postimi në InstaStory.

Dasma më e mirë pritet që të ndodh së shpejti”, ka shkruar ajo.

Për argëtimin e mysafirëve në dasmën e çiftit do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi./21Media