Zeka thotë se Haradinaj po i bën ftesë për koalicion

Zeka thotë se Haradinaj po i bën ftesë për koalicion

Dorëheqja e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka sjellë një situate të re politike në vend. Pozitë dhe opozitë po kërkojnë zgjedhje të reja, por ende nuk ka ardhur një sinjal për një gjë të tillë.

Megjithatë sonte, paritë të ndryshme politike dhe kryeministri në dorëheqje janë bashkuar në një dasmë. Këtë e ka bërë të ditur deputeti, Milaim Zeka,  i cili ka publikuar fotografi na dasma.

“Ne darsem te baci Ekrem, ne Ferizaj. Te gjithe jemi ba bashke, pozite e opozite. Edhe kryeministri po relaksohet bashke me ne.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai tutje ka thënë se Haradinaj i ka bërë ftesë për koalicion.

“Kryeministri po me bene ftese per kualicion. Ma mire po i them me ardhe ai ne PEK! Nuk di per te tjeret, po une dhe familja ime jemi gezuar qe u kthy nga Haga.”, ka shkruar Zeka./21Media