Dekorime dhe ide interesante për dasmën tuaj

Dekorime dhe ide interesante për dasmën tuaj

Në organizimin e një dasme duhet të mendoni për të gjitha detajet si veshjet, aksesorët, të ftuarit, ushqimet dhe më e rëndësishmja për dekorimin e sallës.

Vitet e fundit po jemi dëshmitarë se dasmat në vendin tonë po organizohen në nivel gati të njejtë apo ndonjëherë edhe më të lartë se dasmat evropiane apo ato të Amerikës, shkruan rtv21.tv

Vëmendje e madhe po i kushtohet dekorit të tavolinës së nuses dhe tavolinave të të ftuarve. Përveç tavolinës së madhe edhe pjatat, lulet festive, pecetat dhe qirinjtë me dizajne krijojnë një atmosferë që i shtojnë ngjyra ditës suaj të madhe.

Andaj për t’u ndjerë mirë e për t’ia kaluar bukur, por dhe për të pasur një video apo foto dasme fantastike, dekori luan një rol kryesor.

Në vazhdim mund të shihni disa fotografi, të dasmave të dekoruara me shumë finesë dhe stil, dekoret e së cilave mund t’i realizoni edhe në dasmën tuaj./21Media