Zakonet tradicionale të një dasme

Zakonet tradicionale të një dasme

Festivali kulturor ‘EtnoFest’ të shtunën në mbrëmje ishte i rezervuar për ansamblin ‘Bajram Shabani’ nga Kumanova i cili performoi një dasmë lokale kumanovare.

Në mes të publikut të këtij festivali sonte ishte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ansambli performoi zakonet tradicionale të një dasme së bashku me këngë dhe valle origjinale.

Kurti vlerësoi lartë performancën e ansamblit dhe festivalin në përgjithësi.

“Mendoj se i ka dhënë një gjallëri të jashtëzakonshme këtij vendi dhe në shfaqjen që sapo pashë lidhen aq mire kultura e tradita në njërën anë por edhe arti dhe estetika në anën tjetër”, tha Kurti për kallxo.com

Pjesë e kësaj mbrëmjeje ishte edhe një shfaqje teatrale nga Jeton Neziraj.