Ndeshja do të zhvillohet në muajin mars

Ndeshja do të zhvillohet në muajin mars

Sezoni 2019/2020 hapi një epokë të re për Real Madridin, që nënshkroi lojtarë të profilit të lartë si Eden Hazard, Luka Joviç dhe Eder Militao.

Pas zhgënjimit në sezonin e kaluar, kur përfunduan pa trofe, ‘Los Blancos’ vendosën të nisin diçka të re, me Zinedine Zidane në krye të skuadrës.

Barcelona në anën tjetër, fitoi titullin e La Ligas, teksa dëshproi në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit.

Këto dy skuadra të mërkurën e javës së kaluar u takuan mes vete në ‘Camp Nou’, teksa barazuan 0-0.

Ndërsa, ndeshja e radhës mes tyre do të luhet më 1 mars të vitit 2020 në ‘Santiago Bernabeu’.