Çka i lidh dy artistet?

Çka i lidh dy artistet?

Për të dy artistet e mirënjohura shqiptare, Luana Vjollca dhe Ronela Hajati, sot shënon një datë e veçantë. Të dyja festojnë ditëlindjen, Luana mbush 28 vjet, ndërsa Ronela 30, shkruan rtv21.tv

Luana Vjollca është e njohur si moderatore dhe si këngëtare. Syri i publikut e kapi fillimisht në daljen e saj si velinë e programit investigativ “Fiks Fare“ në vitin 2007. Më pas do të vazhdonte karrierën si moderatore në shumë emisione si “Summer Fest”, “Top Fest”, “E Diell” dhe do t’i rikthehej edhe muzikës, pasionit të hershëm.

Luana njoftoi se sot do të sjellë një befasi për fansat, e që sigurisht do të jetë ndonjë videoprojekt i ri muzikor.

Dalja e parë e Ronela Hajatit në televizion shënon në moshën 4-vjeçare në emisione fëmijësh. Qe e vogël ka studiuar piano dhe balet, pjesëmarrëse në shumë festivale fëmijësh duke përmendur çmimin e parë në Tetovë, Maqedoni, në Festivalin e vitit. Ky ishte vetëm një hap i vogël drejt karrierës së saj.

Bukuroshja sot gëzon karrierë të bujshme dhe lirisht mund të cilësohet si njëra ndër femrat më të talentuara të estradës.

Projekti i fundit i Luanës është “Yalla Habibi”. Kurse projekti i fundit i Ronelës është “Lage”./21Media