Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka pasur sot një takim me strukturat e kësaj partie në Deçan

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka pasur sot një takim me strukturat e kësaj partie në Deçan

Ai shkruan në Facebook se AAK është e gatshme për epilogun e radhës, pasi që kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje pas ftesës nga Gjykata Speciale.

“Sot një takim pune me strukturat e Aleancës në Deçan. Aleanca në Deçan si gjithmonë e organizuar dhe mobilizuar, e gatshme për epilogun e radhës. Me krenari e dinjitet!”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje ta pa revokushme nga funksioni i kryetarit të Qeverisë pasi është ftuar për intervistim nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale për intervistim. Javën tjetër pritet që të udhëtoj për në Hagë.