"Loçka" e Lolës sot mbush 41 vjet

“Loçka” e Lolës sot mbush 41 vjet

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, sot feston ditëlindjen e 41-të.

Me këtë rast, njëri ndër urimet e para që iu drejtua publikisht deputetit është ai nga bashkëshortja e tij, Lola Haradinaj, përcjellë rtv21.tv

T’kom loqk. Urime ditëlindjen”, ka shkruar ajo sipër një fotografie të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 37 mijë ndjekës.

Dashurinë e tyre me martesë, Lola dhe Dauti e kanë kurorëzuar qe 13 vjet, më saktë në vitin 2006. Nga martesa 12 vjeçare, çifti Haradinaj kanë dy fëmijë: djalin, Davidin dhe vajzën, Trojën./21Media