Haradinaj: Lajmi nuk është i vërtetë

Haradinaj: Lajmi nuk është i vërtetë

Mediat kosovare kanë raportuar sot gjatë ditës se deputeti i AAK-së Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë, bazuar në fletarrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia.

Por, këtë lajm e ka mohuar vet Daut Haradinaj.

“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim.Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim. Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë. Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen.”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Ndërsa këtë lajm për rtv21.tv. e ka mohuar edhe Burim Ramadani nga AAK-ja. “Nuk është e vërtetë.”, ka thënë Ramadani./21Media