Haradinaj: Na priftë e mbara

Haradinaj: Na priftë e mbara

Pas shpërndarjes së Kuvendit, Daut Haradinaj ka falenderuar kolegët e tij të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës për kolegialitet të përsosur.

Haradinaj ka thënë se ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale.

“Pas shpërbërjes së Kuvendit, dëshiroj t’i falënderoj kolegët e mi të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës për kolegialitet të përsosur pavarërsisht dallimeve që kishim. 
Ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e Ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale. 
Për një Kosovë 100%.  Na priftë e mbara dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar Daut Haradinaj në Facebook.

Kuvendi i Kosovës sot u shpërnda me 88 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, akt ky që i hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Ky vendim tashmë do t’i dërgohet presidentit për dekretim për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në nenin 66 të Kushtetutës thuhet se zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni 30 ditë para përfundimit të mandatit, kurse në raste të shpërndarjes së Kuvendit, jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes./21Media