Festë në familjen Haradinaj

Festë në familjen Haradinaj

Davidi, djali i ish-deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj dhe Lola Haradinajt sot feston ditëlindjen e nëntë. Në këtë ditë të shënuar për familjen Haradinaj, nuk munguan as fjalët e bukura për t’ia bërë edhe më të veçantë datëlindjen.

Fillimisht e ëma e tij ndau disa kujtime të bukura me të dhe i shoqëroi me një urim të veçantë.

Një urim të bukur i dedikoi edhe i ati, transmeton rtv21.tv

“Sot Davidi junior i mbushi 9 vite. Urime dhe shëndet për ty dhe gjithë fëmijët e Kosovës.”, shkroi ai krahas fotografisë.

Davidi është fëmija i madh i çiftit të njohur. Ata kanë edhe një vajzë, Trojën./21Media