Ai është shfaqur me 'fytyrë' të plagosur 

Ai është shfaqur me ‘fytyrë’ të plagosur 

Futbollisti anglez, David Beckham, gjithmonë është konsideruar si një nga meshkujt më të bukur në botë, duke kryesuar kështu edhe top listat si futbollisti më tërheqës, shkruan rtv21.tv

Ditët e fundit, Beckham ka shndërruar fytyrën në një pamje të tmerrshme, për rolin e tij në filmin “King Arthur”. Pamjet e fytyrës ai i ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet me  një plagë të madhe anash fytyrës e në një pjesë të kokës dhe me dhëmbë të prishur.

Me këtë pamje futbollistin do ta shohim në filmin “King Arthur: Legend of the Sword”, me regji të regjisorit anglez, Guy Ritchie dhe aktorit Charlie Hunnam. Filmi premierën do ta shfaq në fund të këtij viti./21Media