Produktet “magjike” të Victoria Beckham për një lëkurë fantastike

Produktet “magjike” të Victoria Beckham për një lëkurë fantastike

Në një intervistë të realizuar nga “Into The Gloss”, ish futbollisti i njohur, David Beckam tha se sa herë përgatitej për ndonjë event dhe dëshironte të kishte një lëkurë të pastër, merrte produktet e gruas së tij, Victoria Beckham. Ajo ka qenë pjesë e grupit “Spice Girls” si këngëtare dhe kur grupi u nda, ajo iu përkushtua industrisë së modës, në të cilën është shumë e suksesshme. Mosha është vetëm numër për të pasi edhe pas lindjes së katër fëmijëve duket për mrekulli, shkruan rtv21.tv.

David shtoi se e kishte patjetër t’i kushtonte rëndësi lëkurës, flokëve dhe pamjes fizike në përgjithësi. Jo vetëm sepse atij i pëlqente një gjë e tillë, por profesioni të cilit i përkiste, shumicën e kohës ishte para kamerave dhe në syrin e publikut. Ai tha se gruaja e tij ka pasur dhe vazhdon të ketë produketet më të mira për një lëkurë të shëndetshme, Victoria madje ka punuar me Estee Lauder për grim dhe lëkurë. Ajo beson se një lëkurë e pastër dhe me shkëlqim është gjithçka që të duhet.

Image result for david beckham and his family

Ish futbollisti tani ka edhe partneritet me markën e L’oreal. Ai ka dëshirë të inspiroj edhe burrat e tjerë për tu ndjerë rehat dhe për t’i kushtuar rëndësi pamjes së tyre. David ka arritur që dëshirën e tij për përkujdesje të lëkurës ta kalojë edhe te djemt e tij: Brooklyn, Romeo dhe Cruz./21Media