"Gruaja më punëtore e industrisë muzikore”

“Gruaja më punëtore e industrisë muzikore”

DJ i njohur botëror, David Guetta ka lënë një koment rreth këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Në një video të publikuar në rrjetin social Instagram, Guetta ku numëron mbi 8 milionë ndjekës ka thënë që Bebe Rexha është “gruaja më punëtore e industrisë muzikore”, shkruan rtv21.tv

Që të dy artistët ndodhen në shtetin e Francës në ceremonin e çmimeve “NRJ Music Awards 2018”.

Rexha ka kombinuar veshjen me dy nuanca, ngjyrën rozë të ndezur dhe ngjyrën e zezë e cila e paraqet këngëtaren në formë të mahnitshme.

Guetta dhe Rexha së bashku kanë dy bashkëpunime: “Hey Mama” e cila ishte në bashkëpunim edhe me rep-artisten Nicki Minaj e publikuar para 3 viteve dhe këngën “Say My Name” e publikuar para dy javëve, e cila gjithashtu është në bashkëpunim edhe me artistin spanjoll, J Balvin.

“Say My Name”, është publikuar vetëm në versionin audio dhe deri më tani ka marrë mbi 18 milionë klikime në kanalin Youtube. Xhirimet për videoklipin e këngës kanë mbaruar dhe pritet së shpejti që video të lansohet për publikun./21Media