De Bias shprehet se do ishte knaqësi ta drejtonte Shqipërinë me lojtarët e sotëm

De Bias shprehet se do ishte knaqësi ta drejtonte Shqipërinë me lojtarët e sotëm

Shqipëria e yjeve u ndesh me yjet e Italisë, teksa këta të fundit dolën fitues në fund, pas gjuajtjes së penalltive, me ndeshjen që në kohë të rregullt u mbyll 1-1.

Trajneri i Italisë në këtë ndeshje ishte Gianni De Biasi, i cili më parë ka drejtuar edhe Kombëtaren shqiptare, me të cilët ka arritur suksese të mëdha.

Pas përfundimit të ndeshjes, ky De Biasi ka thënë për “Supersport” se “sot ishte shumë e vështirë për mua. Nëse fitonte Shqipëria, unë dilja fitues, e njëjta gjë ndodhte nëse fitonte Italia”.

“Atë që nuk e bëra me Italinë e vërtetë, ia arrita ta bëja tani. Do ishte diçka shumë e bukur të drejtoja Shqipërinë me këta lojtarët e sotëm, por edhe tani kanë shumë kualitete shumë të mëdha.”, tha De Biasi.