Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka ftuar 23 futbollistë për dy ndeshjet e radhës

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka ftuar 23 futbollistë për dy ndeshjet e radhës

Gianni De Biasi ka shpallur listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat që kuqezinjtë i zhvillojnë në muajin qershor.Shqipëria do të luajë sfidën miqësore kundër Luksemburgut dhe më pas sfidën ndaj Izraelit disa ditë më vonë për eliminatoret e Botërorit ‘Rusi 2018’.

Ashtu siç pritej, trajneri italian ka rikthyer Ergys Kaçen, ndërsa ka lënë jashtë përsëri Taulant Xhakën. I ftuar për këto dy ndeshje është edhe talenti nga Kosova, Liridon Latifi. Portierë : Strakosha, Hoxha, Shehi. Mbrojtës : Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Mavraj, Veseli. Mesfushorë : Basha, Kaçe, Memushaj, Roshi, Lila, Lenjani, Kukeli, Abrashi. Sulmues : Llullaku, Cikalleshi, Sadiku, Latifi, Grezda, Hyka.