De Biazi nuk largohet nga Shqipëria pa votuar

De Biasi: Do të votoj edhe herë të tjera

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Gianni De Biazi, ka ushtruar sot të drejtën e tij si shtetas shqiptar duke votuar në Zgjedhjet Parlamentare 2017. Ish trajneri votoi në qendrën numër 1749, në Njësinë Bashkiake numër 3 në kryeqytet dhe numri rendor në listat e votimit për të është 217.

Në një reagim të shkurtër për mediat, De Biasi nënvizoi se e njeh shumë mirë këtë vend dhe ndihet i vlerësuar.

“Kam disa vite që jetoj në Shqipëri dhe e njoh shumë mirë këtë vend. Nëse nuk do më përfshinin në lista do isha i mërzitur. Isha i qartë për votimin pasi procedura është e thjeshtë. Do të vazhdoj të ndjek zhvillimet e fundit nga vendi që kam kaluar emocione të mëdha. Do të votoj edhe herë të tjera.”, u shpreh ai.

Back to top button