​Klubi londinez ka larguar nga puna holandezin Fran de Boer

​Klubi londinez ka larguar nga puna holandezin Fran de Boer

Starti i dobët i sezonit nga Crystal Palace në Premier Ligë ka sjellur edhe ‘viktimën’ e parë. Trajneri holandez Frank de Boer është shkarkuar nga detyra pas rezultateve negative në katër xhirot e para.  Crystal Palace ka humbur katër ndeshjet e para dhe renditet në fundin e tabelës.

Klubi ka njoftuar prishjen e marrëveshjes me ish-trajnerin e Interit, i cili edhe te zikaltërit ka qëndruar për vetëm një periudhë të shkurtër, pasi ishte shkarkuar për të njëjtën arsye sikurse te Crystal Palace, që ishin rezultatet e dobëta të ekipit.