"Sezonin e kaluar ishim shtatë pikë mbrapa, mirëpo ia dolëm"

“Sezonin e kaluar ishim shtatë pikë mbrapa, mirëpo ia dolëm”

Sulmuesi i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka thënë se ende kanë shpresa për ta fituar Premier Ligën.

Dje kanë humbur ndaj Norwich (3-2), gjë që ka bërë të jetë pesë pikë mbrapa Liverpoolit, të cilët nuk dinë për humbje.

Kampionët e Anglisë edhe sezonin e kaluar ishin shtatë pikë mbrapa “Reds”.

Për këtë gjë ka folur belgu që ka thënë se ka shpresa për të dalë fitimtarë.

“Mund të fitojmë më pikë të njëjta si sezonin e kaluar. Është shumë vështirë dhe ne duam të dalim të parët, nuk ka rëndësi mënyra. Sezonin e kaluar ishim shtatë pikë mbrapa, mirëpo ia dolëm. Askush nuk është i zemëruar më njëri-tjetrin. Të gjithë bëjnë gabime. Të mërkurën ndeshja ndaj Shahktar do të jetë e rëndësishme”, deklaroi ai.