“Në Ajax nuk mbroheshim kaq shumë”

“Në Ajax nuk mbroheshim kaq shumë”

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ka thënë se dëshiron ta mposhtë Interin. Interi do ta pres në San Siro, “Zonjën e Vjetër”, këtë të shtunë.

Ndërsa, holandezi ka thënë se klubi dëshiron të fitojë, në mënyrë që të bëhet lider i Seria A. I pyetur për karrierën e tij tha se është duke u adaptuar me futbollin italian.

Një betejë e vështirë na pret dhe nuk ka favorit. Duam të fitojmë. Më duhet të adaptohem me Juventusin, kam gjetur një vend dhe jam duke u rritur çdo ditë. Në Ajax nuk mbroheshim kaq shumë”, deklaroi ai.

Interi kryeson tabelën në Seria A, me tetëmbëdhjetë pikë, ndërsa Juventusi gjendet në vendin e dytë me dy pikë më pak.