De Ligt deri tani ka bërë 117 paraqitje për Ajaxin

De Ligt deri tani ka bërë 117 paraqitje për Ajaxin

Mbrojtësi holandez Matthijs De Ligt ka thënë se ylli portugez Cristiano Ronaldo e ka ftuar atë që t’i bashkohet skuadrës italiane, Juventus.

Goal.com shkruan se 19 vjeçari, De Ligt pritet t’i mbushë arkat e Ajaxit, pasi është i lidhur më një largim drejt Barcelonës apo Paris Saint-Germain.

Por ylli i Juventusit, Ronaldo, nuk ka humbur kohë duke u përpjekur të fitojë mbrojtësin në Torino, gjatë finales së Ligë së Kombeve ndërmjet Portugalisë dhe Hollandës.

Sulmuesi portugez u pa duke folur me mbrojtësin pas ndeshjes. I pyetur nëse Ronaldo e kishte ftuar në Juventus, De Ligt tha për NOS: “Kjo mund të jetë e vërtetë, por unë nuk e kuptoja fillimisht atë. Isha pak i tronditur, kështu qesha por nuk thashë asgjë. Menjëherë pas lojës nuk isha i shqetësuar për të, por i zhgënjyer që kemi humbur dhe në ato momente ishte e vetmja gjë që po mendoja” citohet të ketë thënë De Ligt.

Manchester United dhe Liverpool janë të lidhur për një transferim të mundshëm të De Ligt, i cili këtë sezon me Ajaxin arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ata u mposhtën nga Tottenhami, ndërsa më herët kishin mposhtur kampionët Real Madrid dhe italianët e Juventus, ku De Ligt në të dyja ndeshjet kishte shkëlqyer.

De Ligt deri tani ka bërë 117 paraqitje në të gjitha garat për Ajaxin, ndërsa në vitin 2018 fitoj çmimin “Golden Boy”./kallxo