Ish-kapiteni i Romës është përfshirë në listën e trajnerit, Mancini

Ish-kapiteni i Romës është përfshirë në listën e trajnerit, Mancini

Mesfushori i Boca Juniors, Daniele de Rossi është ftuar për të luajtur për kombëtaren e Italisë.

Sipas mediave italiane, ish-kapiteni i Romës është përfshirë në listën e trajnerit, Roberto Mancini.

Italia do të luajë kundër Greqisë më 12 tetor, ndeshje e cila do të zhvillohet në Romë.

De Rossi u transferua te Boca gjatë afatit kalimtar, pasi klubi italian refuzoi t’ia vazhdojë kontratën.

Paraqitja e tij e fundit për Italinë ishte në vitin 2018, ndeshje në të cilën ishte mposhtur nga Suedia.