De Rossi i jep fund spekulimeve

De Rossi i jep fund spekulimeve

Pavarësisht se ishte shumë e vështirë të ndahej nga klubi, pasi dëshira ishte shumë e madhe që të qëndronte, por klubi nuk ja plotësoi kërkesën duke mos i rinovuar kontratën. Dhe gjithçka mes tyre u mbyll, duke i dhënë lamtumirën njëri-tjetrit megjithëse ishte e hidhur.

Shumë oferta erdhën në drejtim të lojtarit nga Serie A dhe Amerika, por e ardhmja e tij dukej shumë pranë Fiorentinës dhe klubi ishte i gatshëm për një kontratë.

Mesa duket, De Rossi nuk është bindur për të vazhduar, apo ndoshta nuk ka mundur ta shohë veten me një fanellë, e cila nuk është ajo e Romës. De Rossi, tashmë me shumë mundësi do të nisë një eksperiencë të re në fushën e trajningut.