“Çka pret shoqëria civile nga ish-anëtarët e saj të inkuadruar në politikë”

“Çka pret shoqëria civile nga ish-anëtarët e saj të inkuadruar në politikë”

Lëvizja FOL dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizojnë Forumin FOL Hapur me temë “Çka pret shoqëria civile nga ish-anëtarët e saj të inkuadruar në politikë”.

Shumë prej anëtarëve të shoqërisë civile janë pjesë e listave për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e parakohshme që mbahen këtë të diel.

Të ftuar do të jenë ish-aktivistët e shoqërinë civile tani të inkuadruar në politikë; Besa Luzha – AAK/PSD, Driton Selmanaj – LDK, Hajrulla Çeku – VV dhe Valdete Idrizi – PDK.

Debati do të kufizohet vetëm për tema që lidhen me zhvillimin e shoqërisë civile dhe qytetarisë aktive.

Diskutimi do të mbahet sot nga ora 10:00 deri në ora 12:00, në zyrat e Lëvizjes FOL.