Deçani në ndihmë të Shqipërisë

Deçani në ndihmë të Shqipërisë

Qytetarët e komunës së Deçanit sot kanë dhuruar 20.580 euro dhe 6 kamionë me veshmbathje dhe gjëra ushqimore për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Këto shifra i ka bërë publike kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se mjetet buxhetore që janë mbledhur sot nga ora 14:00 e deri në mbrëmje, do të dhurohen për familjen Abazi nga Gjilani, e cila humbi dje dy djem si pasojë e tërmetit në Shqipëri.

“Ju falënderoj përzemërsisht secilin nga ju për kontributin e dhënë”, shkruan kryetari Ramosaj në Facebook./21Media