Deçani me ndriçim publik, kostoja fillestare 46 milionë euro

Nënshkruahet marrëveshja

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për “Promovimin e Efiçiencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se qëllimi i këtij memorandumi është që ndriçimi publik në Deçan të bëhet efiçientë.

Po ashtu, ai potencoi se kostoja fillestare e këtij projekti kap shifrën 46 milionë euro.

“E nënshkruam një marrëveshje për financimin e ndriçimit publik të Deçanit për ta bërë efiçientë që është një ndër iniciativat e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që të gjitha komuna e Kosovës gradualisht t’i bëjmë efiçiente dhe besoj që kemi filluar mirë edhe me Deçan. Po ashtu do të shikojmë mundësitë për të krijuar kapacitete potenciale të rezervave të ujit të pijes sepse Deçani ka nevojë së bashku me rrethinën e vetë ka nevojë për kapacitete të ujit….për efiçiencë të energjisë kemi ndarë tash fillimisht 46 mijë euro edhe komuna ka participuar po ashtu, mirëpo kjo është faza e parë që e ndryshon llampat tërësisht, dhe faza tjetër do të jetë për mbulimin e ndriçimit publik nëpër vendet ku nuk ka aktualisht”, ka shprehur ai.

Lluka u shpreh po ashtu se do i shohin mundësitë për mbulimin me rrjet të energjisë elektrike në disa hapësira turistike të kësaj ane.

Kurse, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj duke e falënderuar Llukën për bashkëpunimin, u shpreh se janë disa tema për të cilat do punojnë bashkërisht brenda këtij viti, tema këto të cilat do ndikojnë në zhvillim të Deçanit.

“Kemi pasur një takim pune dhe kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për efiçiencë po besoj që i kemi edhe katër a pesë tema të cilat gjatë vitit do i shtimë në funksion të zhvillimit të komunës së Deçanit”, ka theksuar Ramosaj.

Back to top button