Sipas Dedaj, vendit nuk i duhet një qeveri që do ta izolojë vendin

Sipas Dedaj, vendit nuk i duhet një qeveri që do ta izolojë vendin

Deputeti i LAA-së, Ilir Deda ka thënë se vetëm koalicioni LAA mund ta udhëheqë një qeveri stabile, pasi sipas tij PAN-i është koalicioni që mund të goditet më së shumti nga Gjykata Speciale.

“Po flas në mënyrë hipotetike, pasi mesë shumti është spekuluar se nga Gjykata Speciale do të dëmtohet mesë shumti koalicioni PAN”, ka thënë Deda në një debat në RTV Dukagjini.

Sipas tij, vendit nuk i duhet një qeveri që do ta izolojë vendin dhe premtoi se koalicioni që ai i takon, do ta zhvillojë vendin dhe po ashtu ka raporte më të mira edhe me bashkësinë ndërkombëtare.