Ai e kishte rrëmbyer të miturën

Ai e kishte rrëmbyer të miturën

Një detektiv i NYPD i cili heton krimet seksuale u arrestua me akuza seksi ndaj një vajze 12-vjeçare në Brooklyn, transmeton rtv21.tv.

Juan Jimenez, 37 vjeç u arrestua rreth orës 07:00 të premten pasi dyshohet se abuzoi seksualisht një vajzë të re e cila ishte e punsuar si kujdestare e fëmijëve të tij.

Viktima ishte brenda apartamentit të tij Crown Heights gjatë verës, kur ai u përpoq t’i afrohej dhe ta puthte vajzën.

I dyshuari kishte rrëmbyer viktimën nga beli dhe ishte përpjekur të puthte atë. Ai gjithashtu akuzohet se ka prekur pjesën e prapme të viktimës.

Ai zyrtarisht është akuzuar për dy vepra të abuzimit seksual, prekje me forcë dhe rrezikim të mirëqenies së një fëmije.

Jimenez është pezulluar menjëherë nga detyra pas arrestimit të tij./21Media