Të lumtur pranë njëri-tjetrit

Të lumtur pranë njëri-tjetrit

Një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar, Genc Prelvukaj dhe Eni Koci, po pushton mediat rozë. Ata vazhdimisht shprehin dashurinë e pakusht që kanë për njëri-tjetrin.

Së fundi, ata publikuan fotografi të bukura bashkë dhe duken mjaft të lumtur përkrah njëri-tjetrit. Kësaj fotografie, Eni i shoqëroi dhe një dedikim të veçantë, transmeton rtv21.tv

“Një grua e vërtetë dhe një burrë i vërtetë krijojnë një ekip bashkë. Ata kurrë nuk heqin dorë nga njëri-tjetri”, ishte dedikimi i Enit.

Ata u fejuan në muajin nëntor të vitit 2018./21Media