Brenda festës së ditëlindjes së gruas së Robit

Brenda festës së ditëlindjes së gruas së Robit

Getoarbë Mulliqi Bojaj dhe moderatori i njohur, Robert Bojaj festuan një ndër datat e tyre më të veçanta. Geta dje festoi ditëlindjen e saj të 27-të , shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, skenaristja e njohur ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë, derisa urimin më të mirë e ka marrë nga dy personat e saj të zemrës, bashkëshorti Robi dhe vajza, Eva Zoe.

Duke i publikuar një video të bukur me vajzën, e cila po ashtu e uron Getën me rastin e ditëlindjes, Robi i ka shprehur fjalë të mëdha bashkëshortes së tij.

“Getoarbë Mulliqi Bojaj gruaja me e bukur ne univers, mami me e perkushtuar ne bote, mjafton me e shiku ftyren e Eves edhe e kupton sa shume i ke dhene kuptim lidhjes tone dhe sa te bekuar jemi qe te kemi. Urime ditelindja nga Eva & Babi, te paçim gjithmone me shendet te mire dhe te lumtur. Te duam mami, faleminderit per gjithcka
We lolu…Eva butulose bashke me tenin dhe babin…😍”, ka shkruar Robi krahas videos së bukur, të cilën e ka hedhur në facebook.

Ndërkohë, Geta për 12 mijë e 800 ndjekësit e saj në Instagram ka publikur imazhe të bukura nga festa e ditëlindjes, teksa shihet e lumtur pranë më të dashurve të saj, në ditën e saj të veçantë.

Robert Bojaj dhe Getoarbë Mulliqi-Bojaj janë të martuar dhe për herë të parë janë bërë prindër të vajzës, Eva Zoe, më 25 maj të vitit 2017./21Media