Zhurma e çuditshme i mbajti zgjuar për gati dy vjet

Zhurma e çuditshme i mbajti zgjuar për gati dy vjet

Një zgjua masiv i 80.000 bletëve kishte mbajtur një çift të zgjuar natën për dy vjet.

Sipas CNN-it, çifti, i cili nuk është emëruar dëgjonin një zhurmë të vazhdueshme në muret e dhomës së tyre të gjumit, por nuk ishin në dijeni se çfarë ishte.

Për dy vite radhazi ata luftuan me gjum gjatë natës, derisa vendosën të shohin se çfarë po e bënte atë zhurmë në shtëpinë e tyre në Pinos Puente, në Spanjë.

Ata mbetën të trondituar kur e zbuluan se për çka bëhej fjalë. Brenda murit ata gjetën një zgjua të madh bletësh, vetëm pak metra nga ku ata flinin.

Pas kësaj, Sergio Guerrero, një bletar vendas, punoi për të pastruar vendin, të cilin ai vlerëson se ishte shtëpia e 80,000 insekteve.

Hapësira ishte rritur gjatë viteve për të marrë një seksion të madh të murit dhe shtrihej pothuajse tërë lartësinë e dhomës së gjumit.

Por, zoti Guerrero tha se nuk mund të kuptonte “se si ata kanë jetuar me këtë sasi të madhe bletësh për gati dy vjet”.

Raportohet se, bletari duhej të përdorte një sistem të veçantë aspirimi për të thithur të gjitha bletët përpara se t’i largonte në mënyrë të sigurt. /21Media