Albatriti vjen me këngë të re

Albatriti vjen me këngë të re

Këngëtari i mirënjohur, Albatrit Muqiqi ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, Albatriti ka publikuar video, teksa po voziste veturën, ndërsa në sfond dëgjohej kënga e tij e re.

“Shumë shpejt”, ka shkruar këngëtari për këngën e re e cila është baladë.

Ndryshe, “Për ty” është projekti i fundit muzikor që Albatrit Muqiqi e solli më 30 korrik. Deri tani kënga ka arritur mbi 600 mijë klikime në Youtube./21Media