Dëgjuesit tregojnë rastet kur janë turpëruar

Dëgjuesit tregojnë rastet kur janë turpëruar

Sot në emisionin e Radio Televizionit 21, “Prite të Gjebrën”, dëgjuesit treguan rastet kur janë ndjerë të turpëruar para familjes dhe miqve.

Temës “Kur e keni ndjerë veten të turpëruar”, iu përgjigj edhe dëgjuesja e kamotshme, Qerimja nga Skënderaj.

Ajo tregoi se ndjehet e turpëruar që askush nuk e ka vizituar qe sa kohë, pasi jeton e vetme në shtëpi. Mirëpo moderatorit i njohur Robert Bojaj, i tha që të qëndroj nën shoqërimin e emisionit të tij, duke i thënë se do të ndjehet njësoj sikur të ketë shtëpinë me shumë miq.

Ndërkohë në temës iu përgjigjën edhe qytetarë të tjerë, të cilët ndan me dëgjuesit dhe shikuesit e RTV21, momentet kur janë ndjerë të turpëruar.

Një grua tregoi se është ndjerë keq kur në vizitën e parë të familjes së nuses së saj, ka harruar ta përshëndes babin e nuses.

Shumë qytetarë thanë se janë të turpëruar që kanë votuar për dy partitë që kanë dal fituese në zgjedhjet e 6 tetorit. Ata kanë shprehur zhgënjimin e tyre që këto dy parti ende nuk kanë arritur një marrëveshje për të bashkëqeverisur./21Media