Marrëveshje 1 vjeçare me Vukićević

Marrëveshje 1 vjeçare me Vukićević

KF Feronikeli ka arritur marrëveshje me trajnerin Dejan Vukićević. Ai ka qenë futbollist i shumë skuadrave të njohura si Buducnost/ Podgorica, Mogren/Budva, Partizan/Beograd, Sevila/Spanjë, Larnaca/Qipro etj.

Vukićević ka qenë poashtu trajner i shumë skuadrave të njohura si Zeta/Podgorica, Mogren/Budva, Mladost/Podgorica, Vojvodina/Novi Sad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadres Ventspils/Latvia.

Gjatë karrierës së tij si futbollist dhe poashtu si trajner, ka fituar tituj të kampionit dhe trofe të kupës me ekipe të ndryshme.

Vukićević ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me klubin për edicionin 2019/2020.