Daka: Rezultati i zgjedhjeve, pas rinumërimit të kutive

Daka: Rezultati i zgjedhjeve, pas rinumërimit të kutive

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se shpallja e rezultateve do të bëhet pasi të përfundojë rinumërimi i kutive të votimit, rinumërimit të votave me kusht, votave që kanë ardhur përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Po ashtu, Daka tha se rezultatet do të dalin pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka shpallur rezultate përfundimtare dhe akoma nuk jemi në proces të certifikimit të tyre, pasi kjo do të bëhet vetëm pasi që të përfundojnë rinumërimet të kutive të votimit, pas rinumërimit të votave me kusht, votave që kanë ardhur përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta, gjithashtu, edhe pas përfundimit të gjitha procedurave ligjore në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.”, tha ajo.

Daka këto komente i bëri në mbledhjen e sotme të KQZ-së./21Media