Para fillimit të ndeshjes

Para fillimit të ndeshjes

Pak minuta para fillimi të ndeshjes mes Juventusit dhe Lazios, në sfidën për Superkupën e Italisë, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri, ka thënë se skuadrën e tij e pret një përballje e vështirë.

I pari i bankinës së kampionëve të Italisë, kërkon nga skuadra e tij maksimumin në këtë duel në mënyrë që Juve ta nis sezonin me trofe.

“Nuk do të jetë lehtë për shkak se Lazio ka skuadër të madhe dhe ka bërë përgatitje të mira”, ka thënë Allegri.

“Kam frikë nga Lazio për shkak se ata janë një ekip i mirë dhe kjo është vetëm një lojë dhe ju duhet të japim më të mirën. Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme që të jemi të suksesshëm”, tha tekniku italian.