Shkrimtari po kritikohet për këtë deklaratë

Loading...

Shkrimtari po kritikohet për këtë deklaratë

Yann Moix, një shkrimtar francez, po kritikohet për deklaratën e tij se nuk do të ishte i aftë për të dashuruar një femër 50-vjeçare ose mbi 50 vjeç, pavarësisht se edhe ai është 50-vjeçar. Moix tha për revistën Marie Claire se këto femra i konsideron shumë të vjetra. “Preferoj trupin e femrave të reja, kjo është e gjitha. Fund. Trupi i një 25-vjeçareje është i jashtëzakonshëm. Trupi i një femre 50-vjeçare nuk është i jashtëzakonshëm”, tha ai.

Kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagime të ashpra në rrjetet sociale.

Marina Fois, një komediane franceze, bëri shaka në Twitter duke thënë se meqë ajo po i mbush 49 vjet, asaj i ka mbetur vetëm “një vit e 14 ditë” të flejë me autorin. Një përdorues i Twitterit u tall me të, duke i thënë se femrat mbi 50 vjeç “po marrin frymë lirshëm” pas komenteve të tij, transmeton rtv21.tv

Një person tjetër përmes shakasë pyeti: “A ka mundësi që edhe femrat nën moshën 50-vjeçare të jenë të padukshme për ty?”.

Disa femra 50-vjeçare në shenjë proteste po postojnë fotografi, duke shfaqur me plot besim trupin e tyre.

Intervista e tij për revistën Marie Claire po ashtu ngjalli reagime edhe për qëndrimet që dha lidhur me preferencat e tij, për të dalur me femra të Azisë – të cilat i përmendi specifikisht “Koreanet, Kinezet dhe Japonezet”./21Media