Presidenti Thaçi u takua me homologun e tij serb si dhe me shefen e diplomacisë europaine Federica Mogherini

Presidenti Thaçi u takua me homologun e tij serb si dhe me shefen e diplomacisë europaine Federica Mogherini

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në takimin të përbashkët përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç dhe përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas, takimit, presidenti Thaçi ka thënë se takimi i udhëhequr nga zonja Mogherini dhe presidentin e Serbisë, Vuqiç, u fokusuam në domosdoshmërinë e hapjes së një faze të re të dialogut, që do të qonin drejt një normalizimi të plotë dhe pajtimi në mes shteteve tona dhe popujve tanë

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se mbeten edhe një muaj e gjysmë që të përgatitet faza e re e dialogut. “Nuk ka dyshim që dialogu do të vazhdojë në Bruksel, por jo vetëm dialogu që merret me temat e caktuara, por do të kemi edhe dialog substancial rreth asaj se si i shohim ne marrëdhëniet pas 1, 2 apo 5 viteve”, ka deklaruar Vuçiq. Një fazë e tillë e dialogut dhe temat që do të hapen, sipas Vuçiqit e shtron nevojën që për këto çështje të flitet edhe brenda Serbisë, edhe brenda Kosovës.