Deklarimet për luftë reale apo panik!

NATO e ka cilësuar gjendjen në Kosovë si të qetë por ka thënë se shtimi i përkohshëm i trupave të KFOR-it ndërlidhet vetëm me një stërvitje që do të drejtohet nga Aleanca për një periudhë kohore me kohëzgjatje deri më 2 nëntor. NATO thotë se është në kontakt edhe me institucionet e sigurisë në Kosovë por edhe me shefin e mbrojtjes serbe dhe ka shtuar se trupat e saj në Kosovë janë të gatshme të ndërmarrin çdo masë për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët bazuar në mandatin e tyre. Dekalrimet e Aleancës Veri Atlantike erdhën në kohën kur udhëheqësit politikë në Kosovë dhe në Serbi kanë shtuar deklarimet e tyre për mundësinë e një konflikti në Ballkan. Kryeministri Albin Kurti përsëriti para deputetëve shqetësimin se mund të ketë luftë me Serbinë.
Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte pyetur nëse janë të barabarta ushtria e Kosovës dhe ajo e Serbisë.
“Turqia dhe QUINT-i po i armatosin shumë seriozisht nuk i nënvlerësoj sepse jemi shumë serioz, po krahasimi i ushtrisë së Serbisë dhe asaj që quhet e Kosovës më mirë mos ta përmendi një fjalë të rëndë, por thjeshtë them se këto janë të pakrahasueshme”, tha ai.
Gjendja në terren flet për dallime të mëdha në fushën e mbrojtjes prej shteti në shtet në rajonin e Ballkanit. Serbia është forca më e madhe ushtarake në Ballkan, megjithëse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.
FSK shumicën e armëve i ka të dhuruara. Në vitin 2021, Forcat e Sigurisë së Kosovës u pajisën me 24 mjete ushtarake të tipit “Humvee”, të cilat erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Në Krahasim me Serbinë dhe Shqipërinë, FSK nuk ka asnjë helikopter por ka armë të gjata që janë kryesisht dhurim i vendeve aleate. Kosova ka ndërtuar Forcën e saj mbi standardet e NATO-s dhe është nën mbikëqyrjen e Aleancës. Derisa Kosova ka një buxhet për ushtrinë prej 100 milionë Eurosh, Shqipëria e ka rritur këtë buxhet në afro 300 milionë Euro, kurse Serbhia e ka arritur në 1.2 miliardë Euro. .
Kosova
Ushtarë aktiv: 3400
Automjete ushtarake: Humëe 200, Otokar- Cobra: 43, Guardian: 55
Armë të gjatë si donacion kryesisht nga SHBA, Gjermania, Turqia dhe shtetet e tjera.
Por, nuk ka avion, helikopter, tankse apo mjete detare.
Buxheti për ushtrinë: Mbi 100 milionë euro
Serbia
Ushtarë aktive: 52,000
Avionë: 119
Helikopterë: 39
Tanke: 225
Buxheti për ushtrinë: mbi 1.2 miliardë Euro
Shqipëria
Ushtarë aktivë: 14,500
Avionë: 0
Helikopterë: 22
Tanke: 0
Aeroporte të përdorshme: 4
Mjete detare: 17
Buxheti për ushtrinë: 300 milionë Euro.
Gjenerali në pension i FSK-së, Xhavit Gashi, ndërkaq ka thënë se FSK-së duhet t’i shtohen kapacitetet ushtarake duke përfshirë armë për mbroje tokësore dhe ajrore.
Deklarimet për mundësinë e shpërthimit të luftës, ndërkaq, janë parë me skepticizëm nga gjenerali Gashi.
Buxheti i FSK-së prej 100 milionë eurosh konsiderohet i voglës për t’u pajisur me armatimet që kushtojnë shumë. Kjo ishte edhe një nga arsyet që Qeveria e Kosovës dha njoftimin për Fondin e Sigurisë për Ushtrinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një komunikim ka folur për mjetet që kanë shkuar në fond, por s’e ka përmendur shifrën e saktë./21Media

Back to top button