Deklaratë pas kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre

Deklaratë pas kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre

Deputeti i deritanishëm nga anët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka deklaruar se kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK, shpërfaqë më së miri frikën e partive tjera të mëdha, përballë koalicionit të tyre të fitores.

Ai ka theksuar se Osmani është një personalitet i respektuar brenda votuesve të LDK-së, mirëpo është e pafuqishme , pasi nuk e ka mbështetjen e partisë së saj e cila para dy viteve e vendosi atë në fund të listës së deputetëve, shkruan rtv21.tv.

Molliqaj shton se Vjosa nuk e paraqet profilin e duhur në lidhje me negociatat e pashmangshme me Serbinë, ku kërkohet qëndrueshmëri dhe vendosmëri politike.

Në fund të shkrimit të tij Molliqaj deklaron se Kurti përfundimisht doli jashtë loje nga ky vendim i LDK-së, megjithëse sipas tij iu lut Isa Mustafës në gjunjë për ditë me radhë për ta berë kryeminstër, duke e dëshmuar që për pushtetin e vet personal është i gatshëm t’i harroj të gjitha dallimet politike./21Media