Pope ka lavdëruar lojën e Kosovës edhe pse fituan 4-0

Pope ka lavdëruar lojën e Kosovës edhe pse fituan 4-0

Portieri i Anglisë Nick Pope pas përfundimit të ndeshjes ka deklaruar se Kosova ka lojtarë cilësor, pasi që e vështirësuan lojën në pjesën më të madhe të ndeshjes.

“Kosova ka luajtur mirë, pasi na u vështirësuan gjërat. Keni një ekip të mirë dhe këtë e treguat. Kosova ka një ekip të mirë dhe mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian”, ka thënë Pope.

Pope ka thënë se shënimi i golave për Agnlinë ishin të realizuara në vështërsi.

“Ne shënuam katër gola, por që ishin me vështirësi. Në fund shënuan me lehtësi, por deri në atë moment e kishim më të vështirë”, ka deklaruar Pope. /21Media