“Së bashku për ti treguar Botës që jemi të fortë për çdo kundërshtarë”

“Së bashku për ti treguar Botës që jemi të fortë për çdo kundërshtarë”

Kombëtarja e Kosovës nesër me fillim nga ora 18:00 do të luaj me Anglinë në kuadër të ndeshjes së fundit kualifikuese për “Euro 2020”.

Një ditë pas lojes, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, përmes një postimi në Instagram ka motivuar bashkëlojtarët e tij për këtë ndeshje. Rrahmani ka thënë që Kosova duhet t’i tregoj të gjithëve sa të fort janë.

“Pa mundësinë për kualifikim por me kokën lartë për ndeshjen e nesërme, së bashku për ti treguar Botës që jemi të fortë për çdo kundërshtarë e sidomos në shtëpinë tonë” – u shpreh qendërmbrojtësi kosovar.

 Dardanët humbën në Plzen ndaj Çekisë me rezultatin 2:1, golin e vetëm për Kosovën e shënoi, Atdhe Nuhiu në pjesën e dytë të ndeshjes. /21Media