Dekretet e Metës, Kuvendi nesër me seancë të jashtëzakonshme

Nesër mblidhet Kuvendi

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme për miratimin e dektreteve të Presidentit Ilir Meta.

Kuvendi do të mblidhet në orën 17:00, ndërsa thirrja e tij është bërë me kërkesë të Kryeministrit Edi Rama.

“Motivi i paraqitjes se kesaj kerkese lidhet me shqyrtimin dhe miratimin e dekreteve te Presidentit te Republikes per lirim dhe emerim te Zevendeskryeministrit dhe te disa ministrave, ne kuader te ristrukturimit organik te qeverise, per zgjerimin e objektivave te qeverise ne frymen e reformimit, permiresimit dhe transformimit te sherbimeve, zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e efikasitetit te punes”, thuhet në kërkesën e kryeminsitrit Rama drejtuar Kuvendit.”, bëhet e ditur në kërkesën e kryeminsitrit Rama drejtuar Kuvendit, raporton Vizionplus.

 

Back to top button