Piktura do arrijë çmimin 2-3 milionë paund

Piktura do arrijë çmimin 2-3 milionë paund

‘Portrait of Olimpia Maidalchini Pamphilj’ është pikturuar në mes të shekullit të 17-të nga mjeshtri spanjoll, Diego Velazquez. Për pothuajse 300 vjet, mendohej se kishte humbur ose ishte shkatërruar. Por tani portreti i një prej grave më interesante të historisë nga një prej piktorëve më të mëdhenj të botës është zbuluar dhe do dalë në ankand muajin e ardhshëm.

Piktura iu është nënshtruar testeve të shumta për të verifikuar origjinalitetin e saj dhe u dërgua në shtëpinë e ankandit Sotheby në Amsterdam 18 muaj më parë.

Vlerësohet se piktura do arrijë çmimin 2-3 milionë paund dhe mund të blihet nga një koleksionist privat ose një muze i klasit botëror.

Velazquez është një nga titanët absolutë të pikturës evropiane dhe botërore. Ky portret ka padyshim interes për studiuesit dhe admiruesit e Velazquezit,”-tha James Macdonald, specialist i lartë i Sotheby.

Është gjithashtu një përshkrim i rrallë i gruas më influente, koprace dhe manipuluese në Romën e shekullit të 17-të.

Olimpia Maidalchini Pamphilj ishte fuqia që qëndronte pas fronit papal, si edhe motra e Papa Innocent X.

Me pseudonimin Papessa, zonja papë, Donna Olimpia ishte feministe e zjarrtë që mbronte prostitutat dhe murgeshat e Romës me të njëjtën forcë.